Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA sanksionon kompanitë shtetërore bjelloruse pas devijimit të avionit

UASHINGTON, 29 maj /ATSH-DPA/ – Pas uljes së detyruar të një aeroplani pasagjerësh në kryeqytetin bjellorus, Minsk me një gazetar disident në bord, qeveria e SHBA tha se do të rivendoste sanksionet kundër nëntë ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka bërë publike emrat e nëntë ndërmarrjet shtetërore të prekura nga sanksionet, të cilat do të sanksionohen duke filluar nga e mërkura.

”Përveç kësaj, SHBA po bën një listë të sanksioneve të synuara kundër anëtarëve kryesorë të regjimit të presidentit Aleksander Lukashenko lidhur me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe korrupsionin, falsifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe ngjarjet e 23 majit”, deklaroi Jen Psaki, zedhënësja e presidentit amerikan, Biden.

Masat e SHBA u shtohen sanksioneve të BE ndaj autoriteteve në Bjellorusi.

Gazetari disident bjellorus, Roman Protasevich dhe partnerja e tij u arrestuan në aeroportin e Minskut./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis trajnimi i personelit mjekësor të spitaleve rajonale të jugut në Spitalin Memorial të Fierit
Artikulli tjetërKryhet me sukses ndërhyrja delikate me laparoskopi në Spitalin e Traumës