Ballina Flash

FUTBOLL – Ibrahimoviç 50 000 euro gjobë për aksione në një kompani bastesh

MILANO, 27 maj /ATSH- DPA/ – Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic u gjobit me 50 000 euro për mbajtjen e një aksioni financiar në një kompani bastesh në shkelje të rregullave të UEFA-s, deklaroi organi drejtues europian i futbollit.

Sulmuesi 39-vjeçar u urdhërua gjithashtu të hiqte dorë nga interesi i tij në kompani, i cituar më parë nga gazeta ”Aftonbladet”.

Klubi i tij, AC Milan, u gjobit me 25 000 euro për shkeljen e rregullave nga lojtari i tij.

Ibrahimoviç u kthye në Suedi pasi u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në 2016. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden urdhëron hetimin e origjinës Covid-19
Artikulli tjetërCOVID-19/Fico: Përhapja e infeksionit ka zbritur nga 35% në 14% e rasteve. Të vijojmë të zbatojmë masat