PARIS, 24 maj /ATSH-AFP/ – Klubi francez Lille mposhti Angers SCO me rezultatIN 2-1, dhe në këtë mënyrë fitoi titullin francez Ligue 1 për herë të katërt.
Lille që në fillim të ndeshjes shënoi kur sulmuesi Jonathan David nga një distancë e afërt e solli në epërsi ekipin e tij në stadiumin Raymond Kopa në Angers, Francë.
Burak Yilmaz me sukses shndërroi një goditje dënimi në minutën e 45-të për të dyfishuar epërsinë në 2-0.
Angers ngushtoi diferencën pak para mbarimit të ndeshjes.
Me fitoren vendimtare, Lille u kurorëzua kampione e ligës franceze për herë të parë që nga viti 2011, duke i dhënë fund fitoreve të Paris Saint-Germain me tre tituj radhazi./ /ec/






















