Ballina Flash

25 000 euro për dy… pjepra?!

TOKIO, 24 maj /ATSH-DPA/ – Dy pjepra ”Yubari” mblodhën gati 2,7 milion jen (rreth 25 000 dollarë) në një ankand tradicional që shënon fillimin e sezonit në ishullin më verior kryesor të Japonisë, Hokaido.

”Ky ishte më shumë se 22 herë më shumë nga çmimi i vitit të kaluar”, thanë sot organizatorët e ankandit.

Në përmasa të ngjashme me një pjepër të zakonshëm , pjeprat e racës ”Yubari” janë të njohur për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e ëmbël.

Vitin e kaluar, dy pjepra u shitën për 120 000 jen, për shkak të krizës së koronavirusit.

Një vit më parë, për shembull, një palë pjepra morën një rekord prej pesë milion jen në ankand në një treg me shumicë.

Frutat rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër të Hokaidos dhe janë krenaria e rajonit. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMINSK – Autoritetet detyrojnë uljen e një avioni për arrestimin e një lideri të opozitës
Artikulli tjetërDurrës/ Kushi takon aktorët vendorë për konsultimin publik të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026