Ballina Bota

LONDËR – Pas Brexit Britania e Madhe më pak e sigurtë

LONDËR, 7 gusht /ATSH-ANSA/ –  Shtohen  zërat mes krerëve të  policisë britanike për  shqetësimet në lidhje me rreziqet e një Brexit-i hipotetik ‘pa marrëveshje’, një divorci pa marrëveshje me BE-në, sipas të përditshmes “The Times”.

Kjo u zbulua nga e përditshmja “The Times” që citonte një letër dërguar ministrit të Brendshëm për çështjen Sajid Javid, nga grupi i punës në Shoqatën Brexit të policisë, një organizëm që përfshin krerët e forcave të policisë në Angli dhe Uells.

Letra përmend frikën për një humbje të rëndësishme të kapacitetit operacional në rast të ftohjes së marrëdhënieve me Brukselin që do të rezultonte në fund si qasje në bazën e të dhënave të Sistemit Informativ mbi proceset gjyqësore europiane dhe bashkëpunimit hetimor me forcat e policisë dhe organet hetuese të 27 vendeve të Bashkimit Europian./os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbarëvajtja e sezonit turistik, Kuko inspektim në plazhin e Durrësit
Artikulli tjetërTEHERAN – Kreu i diplomacisë koreano-veriore në vizitë në Iran