TOKIO, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokio-2020 i kanë kërkuar qeverisë japoneze të miratojë sistemin e orës verore në Japoni për të zgjatur ditën dhe gjithashtu për të reduktuar efektet e motit të nxehtë tek sportistët dhe spektatorët.
Ora e verës, ashtu si në Francë apo vende të tjera, u vendos nga SHBA-ja në Japoni në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore, por u hoq katër vite më pas, nga frika që kjo të mos inkurajonte ditë më të gjata pune.
“Dëshiroj që qeveria të përdorë Lojërat Olimpike për të shtyrë projektin në maksimum”, theksoi kryeorganizatori i Tokio-2020, ish-kryeministri Yoshiro Mori, pasi u takua me kryeministrin aktual, Shinzo Abe.
“Masa do të ketë një ndikim domethënës në përditshmërinë e japonezëve dhe ne kemi vetëm dy vite kohë për këtë eveniment”, reagoi zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga.
“Kryeministri Abe i ka kërkuar kampit të tij të partisë liberal-demokrate të studionjë projektin,”, sipas Toshiaki Endo, i cili është ngarkuar për mbikqyrjen e organizimit të këtyre lojërave.
Japonia është përballur tashmë me një valë të nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë Celsius./
/ec/























