REXHIO EMILIA, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Skuadra e Juventusit ka fituar Kupën e Italisë 2021 në finalen e Reggio Emilias duke mundur Atalantën me rezultatin 2-1.
Golat në pjesën e parë në minutën 31 u shënuan nga Kulusevski, në të 41 nga Malinovskiy, në pjesën e dytë në të 28 nga Chiesa.
Kupa e Italisë e çon Juventusin në 14 trofe.
Nëntë trofe janë fituar nga Roma, 7 nga Inter dhe Lazio, 6 për Napoli, 5 nga Milani, Torino, dhe Fiorentina.
Sampdoria e ka fituar 4 herë, ndërsa Parma 3 herë.
E reja e ”hidhur” e këtij takimi ishte se portieri legjendar Luigi Buffon luajti ndeshjen e fundit në skuadrën e Juventusit. /os/












