BRUKSEL, 17 maj /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian dhe SHBA kanë arritur një ”armëpushim” në mosmarrëveshjet mbi tarifat mbi çelikun, njoftoi sot Komisioni Europian.
BE ra dakord të mos verë tarifa hakmarrëse, siç ishte planifikuar fillimisht, duke argumentuar se ishte në interesin e të dy palëve që të mos i ngrinin më tej aksionet.
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Europa.
Në shenjë hakmarrjeje, BE vendosi detyrime ndaj mallrave duke përfshirë uiskin, xhinset dhe motoçikletat nga SHBA.
”Të dy partnerët pritet të fillojnë bisedimet mbi këtë çështje, me synimin për një zgjidhje të mosmarrëveshjes”, sipas një deklarate të përbashkët.
”Të dy palët synojnë të ruajnë industritë tona kritike”, sipas deklaratës nga zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, përfaqësuesja e Tregtisë së SHBA, Katherine Tai dhe sekretarja e Tregtisë së SHBA, Gina Raimondo.
“Për të siguruar mjedisin më konstruktiv për këto përpjekje të përbashkëta, të dy palët kanë rënë dakord të shmangin ndryshimet mbi këto çështje që ndikojnë negativisht në tregtinë dypalëshe”, lexohet në deklaratën e përbashkët.
Ata gjithashtu ranë dakord se ”ishte në interesin e përbashkët të punonin së bashku për të bindur vende si Kina që mbështesin politikat shtrembëruese të tregtisë”./ /os/






















