Ballina Ekonomi

Norma e interesit për kreditë në euro u ul në 4.4 %

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Normat e interesit për kreditë në euro janë ulur në tremujorin e parë të vitit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, interesat e kredisë për bizneset rezultuan 4.4 %, nga 5.4 % që ishte mesatarja e vitit të kaluar.
Kjo rënie u vu re për të tre intervalet e shumave të kredive dhënë bizneseve në euro.
“Për individët, interesat janë ulur për kredinë hipotekare në euro (3.3 % nga 4.0 %)
dhe janë rritur tek ajo konsumatore”, bën të ditur BSH-ja. /j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Defender Europe 2021”, ditë të hapura në qytetet e Shqipërisë
Artikulli tjetërOsmani flet rreth përplasjes me Vuçiçin në Slloveni