Ballina Ekonomi

Fundjava në portin e Durrësit/Përpunohen rreth 44 mijë tonë mallra, kryesojnë materialet e ndërtimit

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Në portin e Durrësit gjatë fundjavës vijon përpunimi i rreth 44 mijë tonë mallrave.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 5 anije tregtare me 37 036 tonë tonë mallra çimento, skrap, qymyr, hekur dhe ure.

Ndërsa 2 anije janë në pritje me 6951 tonë mallra si çimento, dhe hekur.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, gjatë muajve janar-mars në port janë përpunuar 971,425 mijë tonë mallra gjithsej, ose 12 % më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2020.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArti në shërbim të shkencës në shekullin XIX
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borrel: Takim urgjent i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për konfliktin izraelo-palestinez