Ballina Bota

IRLANDË – Shërbimi shëndetësor viktimë e një sulmi kibernetik

DUBLIN, 14 maj /ATSH-AFP/ – Shërbimi publik irlandez, HSE Ireland, njoftoi sot se kishte ndërprerë të gjithë sistemin e saj informatik për shkak të një sulmi të madh kibernetik duke përdorur një “ransomware”.

“Ekziston një sulm domethënës ransomware ndaj sistemeve kompjuterike të HSE”, tha ky shërbim.

”Ne kemi marrë masën paraprake të mbylljes së të gjitha sistemeve tona kompjuterike në mënyrë që t’i mbrojmë ata nga ky sulm dhe të na lejojnë të vlerësojmë plotësisht situatën me partnerët tanë të sigurisë”, theksoi shërbimi publik irlandez, HSE Ireland në një mesazh në Twitter./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Dy të tretat e qytetarëve të pakënaqur me menaxhimin e pandemisë
Artikulli tjetërNjë Picasso shitet 103 milionë dollarë