Ballina Aktualitet

Fitër Bajrami/SHBA e BE urojnë besimtarët myslimanë

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!” – është urimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e urimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë theksohet se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fitër Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!” – thuhet në mesazhin e urimit të Ambasadës së SHBA-së.

Gjithashtu dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

“Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja”, shprehet Soreca.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Festa e Fitër Bajramit, besimtarët myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”
Artikulli tjetërKosovë/ Besimtarët myslimanë kthehen në xhami për të falur Fitër Bajramin