TIRANË, 13 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot në vend do ketë qarkullim të masave të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin zhvillim vranësirash më e theksuar kjo në pjesën veriore të vendit.
Kështu në veri e qendër do të ketë reshje shiu deri në mesditë edhe në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.
Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi 1 deri 8 m/sek. Në mbrëmje era do jetë me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/20 | re shi diell |
| Kukës | 12/19 | re shi diell |
| Lezhë | 13/20 | re shi diell |
| Dibër | 11/17 | re shi diell |
| Durrës | 14/21 | re shi diell |
| Tiranë | 16/20 | re shi diell |
| Elbasan | 14/19 | re diell |
| Berat | 12/21 | re diell |
| Vlorë | 17/21 | re diell |
| Korcë | 13/17 | re diell |
| Gjirokastër | 12/18 | re diell |
| Sarandë | 13/20 | re diell |






















