Ballina Bota

BERLIN- Partia e Merkel mendon rikthimin e shërbimit ushtarak

BERLIN, 8 gusht /ATSH-DPA/ –  Partia e kancelares gjermane Angela Merkel po debaton për rikthimin e shërbimit civil ose ushtarak kombëtar, shtatë vjet pas ndërprerjes në vend,

Një degë e Partisë Demokristiane (CDU) të Merkel, drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i saj, Annegret Kramp-Karrenbauer kërkon një formë të shërbimit kombëtar për të rinjtë, por kritikët dhe ekspertët konfirmojnë se kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e Gjermanisë dhe ligjet europiane.

Michael Kretschmer, kryeministër në shtetin lindor gjerman të Saksonisë deklaroi sot për të përditshmen “Bild” se shërbimi kombëtar do të ndihmonte për të kapërcyer sfidat e shoqërisë si dhe për përmirësimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

Por kritikët në CDU dhe partia Unioni Social Kristian (CSU) nënvizuan koston e rikthimit të një forme të shërbimit kombëtar që do të vinte nga buxhet i mbrojtjes që nevojitet për të modernizuar Bundeswehrin.

Shërbimi ushtarak u hoq në Gjermani në 2011 pasi qeveria vendosi të profesionalizonte Bundeswehrin./os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBebe Rexha thyen rekord me ‘Meant To Be’
Artikulli tjetërVijojnë punimet për rindërtimin e Urës së Drojës, një investim 1 milion euro