TIRANË, 7 maj /ATSH – I. Vata/ Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot ankimimet pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për procesin e 25 prillit.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila shprehet se grupi i juristëve të LSI-së depozitoi sot ankimimin për zgjedhjet e 25 prillit.
“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 prillit është brenda tek kutitë”, shprehet Kryemadhi. /j.p/r.e/












