Ballina Flash

Everesti hapet sërish për alpinistët

KASHMIR, 7 maj /ATSH-AA/ – Kina ka rihapur shpatin verior të malit Everest për alpinistët, pasi vitin e kaluar ishte mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Zyrtarët kinezë njoftuan se kanë lejuar që 38 alpinistë të ngjiten në majën e Everestit me kusht që të tregojnë raportet e tyre shëndetësore dhe të vijnë nga rajonet e vendeve me rrezik të ulët të infeksionit.

Ndërkohë u theksua se alpinistët gjatë ngjitjes duhet të respektojnë rregullat e distancës dhe të kryejnë matje të rregullta të temperaturës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPAK: 28 kandidatë, javën tjetër zyrtarisht hetues të BKH-së; Ambasada amerikane: Krenare për mbështetjen e tyre
Artikulli tjetërGJERMANI – Spahn: Vala e tretë e COVID-19 duket se është kapërcyer