TIRANË, 6 maj /ATSH/ Fillimi i sezonit veror, që përkon me javët e para të muajit maj, ka sjellë në tregun e këmbimit valutor vendas, forcimin e pozitave të lekut kundrejt monedhave të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten euroja këmbehet me 123,09 lekë ose 0,02 lekë më pak një ditë më parë.
Ndërsa dollari amerikan u zhvlerësua me 0,36 lekë dhe këmbehet me 102,22 lekë.
Paundi britanik u nënçmua me 0,26 lekë dhe këmbehen në kuotat e 142,43 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 112.42 lekë ose 0.35 lekë më shumë.
Gjallërimi i turizmit, që shoqërohet me prurje të valutës në treg, pritet të forcojë më tej pozitat e lekut dhe të dobësojë monedhat e huaja, për shkak të efekteve sezonale.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. /j.p/r.e/
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 102.22 | -0.37 | |
| Euro | EUR | 123.09 | -0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 142.23 | -0.26 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 112.42 | +0.35 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 93.69 | -0.12 | |
| Dollari Australian | AUD | 79.20 | -0.02 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 83.46 | -0.05 | |
| Korona Suedeze | SEK | 12.09 | +0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 12.27 | -0.06 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.56 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 146.44 | -0.46 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 183273.43 | +837.81 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2725.46 | +18.11 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.79 | -0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.79 | -0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 12.30 | +0.02 | |












