Ballina Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ miraton rezultatin për të gjithë qarqet e vendit

TIRANË, 4 maj /ATSH – I. Vata/ KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve për të gjithë qarqet e vendit, njëkohësisht për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Rezultati në fjalë është për partitë dhe kandidatët për deputetë në qarqet Berat, Durrës, Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Fier si dhe Lezhë.

Ndërkohë, partitë nga ana tjetër kanë 5 ditë kohë për ankimimin e rezultateve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se partitë mund të kenë informacionet e nevojshme, ndërsa shtoi se edhe KQZ është e interesuar për procesin zgjedhor.

Të premten e kaluar KQZ-ja miratoi rezultatin për qarkun e Kukësit.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ 210 inspektime, asgjësohen 18.672 tonë produkte ushqimore
Artikulli tjetërCOVID-19 – Mali i Zi regjistron 6 viktima dhe 95 raste të reja pozitive