Siguria ushqimore/ 210 inspektime, asgjësohen 18.672 tonë produkte ushqimore

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar nga Drejtoritë Rajonale të AKU-së 210 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar [email protected].

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 40 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit”, bën të ditur AKU.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 23 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Gjithashtu, me kërkesë të vetë subjektit, u krye procedura e asgjësimit të 18.672 tonë produkte ushqimore.

Gjithashtu në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antikovid” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 1141 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve”, thekson AKU.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.