UASHINGTON, 30 prill /ATSH-ANSA/ – Helikopteri i Marine One mund të presë për një moment për një nga gjestet më romantike të shikuara në kohët e fundit në Shtëpisë e Bardhë.
Presidenti i SHBA Joe Biden me zonjën e parë Jill po përgatiteshin të ngjiteshin në helikopterin presidencial që do t’i çonte në Atlanta kur, përgjatë disa metrave ecje në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, Biden përkulet dhe zgjedh një lule.
Është një lule simbol i pranverës për amerikanë, që ai ia dhuron Jillit.
Ky moment nuk u shpëton fotografëve të akredituar.
“Unë e dua atë. Tani do të dukem shumë budalla, por kur ajo zbret shkallët dhe unë e shoh, zemra ime ndalon për një moment”, ka deklaruar Biden pak kohë më parë në CBS për bashkëshorten./ a.jor.























