Ballina Flash

Qarku Shkodër/Përfundon numërimi i votave për partinë, kryeson PD

TIRANE, 27 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Shkodrës ka përfunduar numërimi i votave për subjektin politik për të 411 qendrat e votimit.

Referuar të dhënave të KQZ, Partia Demokratike kryeson. Gjithsej numëron 47209 vota ose 43.80% të votave.

Ndërkohë Partia Socialiste numëron 30296 vota ose 28.11% të votave.
Partia Socialdemokrate fitoi 16426 vota ose 15.24%, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 10102 vota ose 9.37%.

Partia Lëvizja për Ndryshim fitoi 1389 vota ose 1.29%.

Qarku i Shkodrës përbëhet nga 5 bashki. Numri total i zgjedhësve në listë ishte 272078, ndërsa kanë votuar 113897 votues.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet/ PS shpall fitoren në orën 18:00 nga sheshi “Skënderbej”
Artikulli tjetërPolitika monetare kontribuoi me 0.83 % në rritjen ekonomike