TIRANË, 27 prill /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 01.21 të së martës të dhënat e bashkisë Pukë ku janë numëruar gjitha qendrat e votimit që në total ishin 20.
Në bashkinë Pukë në qarkun Shkodër shpallet fituese Partia Socialiste.
Në 20 qendra votimi të bashkia Pukë , PS ka marrë 2820 vota ose 47.00 %, PD-AN 2214 vota ose 36.90%, LSI 279 vota ose 4.65%, PSD 569 vota ose 9.48 %, PLDSH 30 vota ose 0.50 %, BD 23 vota ose 0.38 %, NTH 11 vota ose 0.18, LN 31 vota ose 0.52%, LRE 11 vota ose 0.18%. /j.p/













