Ballina Flash

Përfundon numërimi në qarkun Dibër, PS 44.70 %, PD-AN 45.13%

TIRANË, 27 prill /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 01.01 të së martës të dhënat e Qarkut Dibër, ku janë numëruar gjitha qendrat e votimit që në total ishin 227.

Bashkia Dibër ishte e fundit që mbylli numërimin e votave pas bashkisë Mat, Klos dhe Bulqizë duke përfunduar procesin e numërimit në të gjithë qarkun Dibër dhe duke shpallur fituese PD me 3 mandate deputeti, dhe 2 mandate PS.

Në 227 qendra votimi të qarkut Dibër , PS ka marrë 28742 vota ose 44.70 %, PD-AN 29020 vota ose 45.13%, LSI 4445 vota ose 6.91%, PSD 448 vota ose 0.70 %, PLDSH 94 vota ose 0.15 %, BD 127 vota ose 0.18 %, NTH 97 vota ose 0.15, LN 369 vota ose 0.57%, LRE 159 vota ose 0.25%, PBK 73 vota ose 0.11%, ADR 104 vota ose 0.16% . /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQarku Fier/ Numërohen 533 qendra votimi, PS 52.59 %, PD-AN 37.47 %
Artikulli tjetërPërfundon numërimi në bashkinë Pukë, PS merr 47.00 %, PD 36.90%