Ballina Flash

Tabaku: Numëruesit të vijojnë procesin

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Partia Demokratike nëpërmjet kandidates për deputete, Jorida Tabaku u ka bërë apel të gjithë vëzhguesve dhe numëruesve të vijojnë procesin e numërimit të votave pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një prononcim për mediet nga selia e PD-së, Tabaku shprehu falenderim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, veçanërisht të Tiranës që morën pjesë masivisht në zgjedhje.

“Tirana po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. PD është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota, ndërkohë që PS me 200.” – tha Tabaku.

“Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendoshmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i  ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse  e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton”- tha ajo.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim viziton qendrat e numërimit në Tiranë: SHBA️ do të jenë me ju deri në fund
Artikulli tjetërDibër/ Numërohen 90 qendra votimi nga 277, kryeson PS