TIRANË, 26 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Dibër deri tani janë numëruar votat në 90 qendra votimi nga 227 gjithsej në këtë qark.
Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Socialiste kryeson. Deri tani Partia Socialiste numëron 12528 ose 45.92% të votave.
Partia Demokratike numëron 11520 vota ose 42.22% të votave.
Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani ka 2084 vota ose 7.64%, ndërsa PSD ka marrë 219 vota ose 0.80%. Partia Lëvizja për Ndryshim ka 204 vota ose 0.75%. Partia Lëvizja e Re ka marrë 71 vota ose 0.26%.
Partia Nisma Thurje ka marrë deri tani 44 vota apo 0.16%, ndërsa Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare merr 54 vota ose 0.20%.
Kandidati i Pavarur Elton Debreshi ka marrë 411 vota ose 1.51%.













