HOLLYWOOD, 26 prill /ATSH-AFP/ – Më poshtë vijojnë fituesit e edicionit të 93-të të ceremonisë së çmimeve Oscars, që u shpërndanë dje në mbrëmje në Los Anxheles.
Filmi “Nomadland” fitoi çmimet kryesore me Oskarin për filmin më të mirë, aktoren më të mirë dhe regjisorin më të mirë.
Filmi më i mirë: “Nomadland”
Regjisori më i mirë: Chloé Zhao, “Nomadland”
Aktorja më e mirë: Frances McDormand, “Nomadland”
Aktori më i mirë: Anthony Hopkins, “The Father”
Aktorja më e mirë në një rol të dytë: Youn Yuh-Jung, “Minari”
Aktori më i mirë në një rol të dytë: Daniel Kaluuya, “Judas and the Black Messiah”
Filmi më i mirë i huaj: “Drunk” (Danemark)
Filmi më i mirë i animuar: “Soul”
Dokumentari më i mirë: “La sagesse de la pieuvre”
Skenari më i mirë origjinal: “Promising Young Woman” – Emerald Fennell
Skenari më i mirë i përshtatur: “The Father” – Christopher Hampton, Florian Zeller./ /ec/























