Ballina Flash

Qarku Tiranë/ Numërohen 48 qendra votimi

TIRANË, 26 mars /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 03:45 të së hënës të dhënat e qarkut Tiranë nga numërimi i 48 qendrave të votimit nga 1243 qendra votimi në total për zgjedhjet e 25 prillit.

Në 48 qendra votimi të qarkut Tiranë , PS ka marrë 8242 vota ose 53.04%, PD-AN 5353 vota ose 44.45%, LSI 1047 vota ose 6.74%, PSD 357vota ose 2.30 %, PLDSH 28 vota ose 0.18%, BD 97 vota ose 0.62%, ARD 68 vota ose 0.44%, NTH 130 vota ose 0.84%. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis numërimi edhe në Durrës, dalin rezultatet për 2 qendrat e para
Artikulli tjetërNumërohen 367 qendra votimi në vend/ PS kryeson me 50.84%, PD-AN merr 38.37%