TIRANË, 3 gusht/ATSH/- Qytetarja Luljeta Qevani, invalide, kishte dy vite që nuk përfitonte pension invaliditeti për shkak të pengesave burokratike.
Në muajin qershor, Qevani iu adresua platformës së bashkëqeverisjes, pasi prej vitit 2016 ishte deklaruar nga Komisioni i Caktimit të Aftësisë për Punë, invalide e plotë.
Për këtë, ajo iu drejtua, me një kërkesë organeve të sigurimeve shoqërore Tiranë, por kërkesa iu refuzua, sepse ajo nuk plotësonte kushtin ligjor të vendosur nga ligji për sigurimet shoqërore, i cili kërkon 12 muaj sigurim në pesë vitet e fundit para lindjes së të drejtës.
Por, pas ardhjes së ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, zyra e bashkëqeverisjes në ndërveprim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore i cili rivlerësoi dosjen e zonjës Qevani , rezultoi se ajo e plotësonte kushtin ligjor të vendosur nga ligji.
Aktualisht Luljeta Qevani përfiton pension të plotë që prej kohës që asaj i ka lindur e drejta, pra që prej vitit 2016.
Çështja u trajtua dhe mori zgjidhje për 10 ditë./k.s//m.m/





















