Ballina Lajme nga Vendi

Arsim, propozimet e qytetarëve që u kthyen në nisma

TIRANË, 3 gusht /ATSH/- Në vetëm 10 muaj, falë aplikimit në platformën e bashkëqeverisjes, qytetarë të shumtë shprehën interes për nisma të ndryshme, 2 prej të cilave i adresohen sistemit arsimor.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot raportin 10-mujor mbi ecurinë e platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”, ku në rubrikën “Shkolla ime”, gjatë kësaj periudhe ka pasur 2 interesime për sistemin arsimor që do të gjejnë zbatim.

E para, në shkollën e mesme “Babë Dudë Karbunara” Berat.

Me nismën e mësueses së letërsisë Aida Laska, njëkohësisht përgjegjëse në bibliotekën e shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara”, 4 mësuesve të tjerë, 5 prindërve, dhe 5 nxënësve, më 26 maj 2018, në Berat u promovua nisma për rinovimin dhe dixhitalizimin e fondit të bibliotekës së kësaj shkolle.

Rasti i dytë është në shkollën 9-vjeçare “Nonda Bulka” në Përmet.

Shkolla 9-vjeçare “Nonda Bulka” në Përmet, shërben edhe si qendër komunitare, me klubin e sportistëve me ekipin e shahut, furtbollit dhe basketbollit si dhe klubin e artistëve të vegjël , grupin muzikor instrumental,  grupin e pirografisë, të artit pamor dhe grupi “Duart e Shkathta”, për ciklin fillor.

Pasurimi i fondit të librave me tituj të rinj dhe pajisja me vegla muzikore në funksion të veprimtarive artistike të shkollës, kërkuar në rubrikën “Shkolla ime” është vlerësuar dhe  do të finalizohet me fillimin e vitit të ri shkollor nga Ministria e Arsimit, citohet në raportin  10-mujor të platformës “shqiperiaqeduam.al”. e.xh//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, përfiton KEMP-in
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni: Kina nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e Trump