Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Reshjet e shiut shtojnë prurjet, llogariten 420 m3/s

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit në sasinë e 420 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 16 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 420 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.46 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.37 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.12 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së premtes nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6 800 MWh, në Koman 7 284 MWh dhe në Vaun e Dejës 2 400 MWh.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 17 fluturime të konfirmuara për të shtunën
Artikulli tjetër“Rrjeti i patronazhistëve i ngritur para zgjedhjeve të 2009″/ Në pasqyrat e PS-së nuk ka karta identiteti