Ballina Bota

KOPENHAGË – Danimarka ashpërson rregullat e natyralizimit

KOPENHAGË, 20 prill /ATSH-AFP/ – Danimarka, që ka një nga politikat më kufizuese të pritjes në Europë, njoftoi sot ashpërsimin e kushteve për natyralizimin, duke përjashtuar veçanërisht të gjithë ata që janë dënuar me burg.

“Marrja e shtetësisë daneze është një deklaratë e madhe besimi nga ana e shoqërisë daneze (…) prandaj është e nevojshme të ngrihet niveli për të përcaktuar se kush mund të bëhet një shtetas danez”, tha Ministria e Migracionit në një deklaratë.

“Ne duam të jemi absolutisht të sigurt se ata që marrin nënshtetësinë daneze, me të gjitha të drejtat që vijnë me të, janë integruar mirë në shoqërinë daneze dhe gjithashtu e kanë përqafuar atë, përfshirë vlerat daneze”, shpjegoi në televizionin publik DR, ministri Mathias Tesfaye.

Sipas institutit kombëtar të statistikave, 11% e 5,8 milionë banorëve të Danimarkës janë me origjinë të huaj, nga të cilët 58% janë shtetas të një vendi të klasifikuar si joperëndimor./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria buzëqesh”/ Deri tani 350 mijë vaksinime
Artikulli tjetërPublikohet protokolli i masave antikovid për procesin zgjedhor/ Maskat të detyrueshme