“Shqipëria buzëqesh”/ Deri tani 350 mijë vaksinime

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, janë kryer 350 mijë vaksinime.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot shifrën e 350 mijë vaksinimeve, e cila e afron gjithmonë e më shumë vendin me realizimin e objektivit të qeverisë për të kryer 500 mijë vaksinime deri në fund të majit.

Vetëm ditën e djeshme, në Shqipëri kanë mbërritur 208 000 vaksina të “Sinovac” dhe 8190 doza të vaksinës “Pfizer”.

Në total, Shqipëria ka administruar mbi 700 mijë vaksina.

Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.