Ballina Flash

Problemi elektrik në 737 MAX të Boeing më i madh nga sa mendohej

NJU JORK, 18 prill /ATSH-AFP/ – Problemi i mundshëm elektrik i cili kishte bërë që Boeing t’u kërkonte disa prej klientëve të saj që të mos përdorin më pajisje të caktuara prek më shumë pjesë të kabinës se sa vërehet fillimisht, konfirmoi ”Wall Street Journal”.

Prodhuesi amerikan i avionëve kërkoi më 9 prill për 16 kompani që operonin me 737 MAX të mos fluturonin me ato, kohë për të lejuar verifikimin e këtij problemi në nivelin e sistemit të furnizimit elektrik, të zbuluar gjatë prodhimit të një aparati.

Ky komplikacion vjen nga përdorimi i një shtrese bojë e cila mund të prishë potencialisht shtigjet e tokëzimit, e cila në një qark elektrik bën të mundur shmangien e një mbingarkese të mundshme kur pajisja ka një izolim të dobët”, sipas të përditshmes ekonomike e cila citon burime të afërta me këtë çështje.

Pa konfirmuar informacionin nga Wall Street Journal, Boeing theksoi se po punonte me klientët e tij për udhëzime të reja që do t’i paraqiten autoritetit të aviacionit amerikan për miratim./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti i Kukësit, aty ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë
Artikulli tjetërKryemadhi në Berat: Do luftojmë për të zhvilluar biznesin dhe për t’i ofruar të rinjve vende pune