Kryemadhi në Berat: Do luftojmë për të zhvilluar biznesin dhe për t’i ofruar të rinjve vende pune

TIRANË, 18 prill/ATSH/ “Së bashku me ekipin fitues të LSI-së Berat do të luftojmë për të zhvilluar biznesin, për t’i shkolluar dhe për t’i mbajtur të rinjtë tanë këtu dhe për t’i ofruar një vend pune të mirëpaguar”.

Kështu u shpreh sot në një takim elektoral nga Berati, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ajo tha se “ne duam t’u krijojmë hapësira për biznesin e ri sipërmarrësve, që të rrisin rrogat e punëtorëve, që të kenë mundësi që shqiptarët të kenë një pagë të mirëpaguar”.

Sipas Kryemadhit, “shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave nga Berati nuk do vetëm fjalë që të luftohet, por do mendje, do guxim, do veprim dhe ky ekip është i qartë në planin e tij për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Berat”.

“Më 25 prill votoni LSI, sepse vota për LSI-në është votë për veten tuaj, është votë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni të kalbur”, tha Kryemadhi./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.