Ballina Flash

Pandemia “vret” trendin e xhinseve të ngushta

NJU JORK, 14 prill /ATSH-DPA/ – Ka një lajm të mirë për të gjithë ata që shtuan në peshë gjatë pandemisë: xhinset e ngushta nuk janë më në modë.

Drejtori i Përgjithshëm i Levi Strauss & Co, Chip Bergh thotë se “konsumatorët po i largohen trendit frymëzues të dekadës së kaluar”.

“Ciklet vijnë e shkojnë,” tha ai për CNBC.

“Unë mendoj se pandemia patjetër që luajti një rol kontribues për konsumatorët që kërkojnë xhinse më të rehatshme, më relaksuese”, shtoi ai.

Sipas Bergh, shitjet e prodhuesit të tij të xhinseve, të filluara vitin e kaluar, u shtuan pas paraqitjes së një modeli të ri xhinsesh të zgjeruara nga poshtë-lart dhe një stili të dytë që ishte me një formë më të lirshme dhe bel lart.

“Cikli i fundit i vërtetë i xhinseve u drejtua nga xhinset e ngushta, që zgjati rreth 10 vjet”.

Bergh nuk është gati të varrosë pamjen e xhinseve të ngushta, por thotë se tani ekziston një “kërkesë shumë e fortë” për xhinse më të lirshme, si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“100 ditë, 100 arritje”/ 10 mijë punonjës në 1214 biznese të sektorit të turizmit u mbështetën me paga lufte gjatë pandemisë
Artikulli tjetërFOKUS – Tensione mes konservatorëve gjermanë për pasuesin e Merkelit