“100 ditë, 100 arritje”/ 10 mijë punonjës në 1214 biznese të sektorit të turizmit u mbështetën me paga lufte gjatë pandemisë

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Qeveria shqiptare mbështeti me paga lufte gjatë periudhës së pandemisë edhe punonjësit e sektorit të turizmit.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje”, se sa punonjës u mbështetën me paga lufte vetëm në sektorin e turizmit gjatë pandemisë 4 mijë punonjës apo 10 mijë punonjës”.

Kryeministri Rama tha se “10 mijë punonjës në 1214 biznese të sektorit të turizmit u mbështetën me një shumë  prej 0.4 miliard lekësh në formën e pagave të luftës për përballimin e efekteve të pandemisë”.

10 mijë të punësuarit në sektorin e turizmit morën 400 mijë lekë secili. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.