Ballina Flash

Irani raporton incident bërthamor

TEHERAN, 11 prill /ATSH-DPA/ – Autoritetet bërthamore të Iranit raportuan një incident gjatë natës në vendin bërthamor Natanz.

“Pjesë të objektit hasën një problem me furnizimin e tyre me energji elektrike”, tha sot një zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI).

“Incidenti nuk ka shkaktuar ndonjë dëmtim dhe nuk ka çuar në rrjedhje të ndonjë materiali radioaktiv”, shtoi ai.

Centrifuga iraniane të prodhuara rishtas janë instaluar në Natanz, të cilat lejojnë pasurimin e uraniumit deri në 20 %.

Programi bërthamor i Iranit është subjekt i debatit të nxehtë ndërkombëtar mes negociatave rreth asaj se si të ringjallet Marrëveshje Bërthamore e lëkundur e vitit 2015, e krijuar për të ndaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot 95% e shërbimeve online/ Rama: Sistemi i bashkëqeverisjes epokë e re e marrëdhënieve me publikun
Artikulli tjetërPlani i Veprimit 2021-2025/ 10 milionë euro për universitetet