Ballina Flash

FUTBOLL – ”Rangers” bojkoton rrjetet sociale

EDIMBURG, 10 prill /ATSH-AA/ – Klubi skocez i futbollit ”Rangers” ka njoftuar bojkot shtatë ditor të të gjitha rrjeteve sociale në luftën kundër abuzimit në këto rrjete.

“Rangers’ do të fillojnë bojkotin për shtatë ditët e ardhshme”, tha klubi i famshëm.

Ata theksojnë se janë të shqetësuar për fyerjet raciste në rrjetet sociale.

“Veçanërisht jemi të shqetësuar për fyerjet e përditshme raciste që lojtarët tanë duhet të durojnë dhe ne besojmë se derisa mediat sociale mund të jenë një platformë shumë pozitive dhe e shëndetshme për komunikim, ekziston pa dyshim një shqetësim se niveli i urrejtjes tani po del jashtë kontrollit”, theksohet nga klubi.

Ish-futbollisti francez, Thierry Henry, në mars deklaroi se do të braktisë rrjetet sociale për shkak të masave të pakënaqshme të ndërmarra në luftën kundër racizmit.​​​​​​​ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllet përgjithmonë platforma Yahoo Answers
Artikulli tjetërArrestohet sekseri që premtonte lekë në këmbim të votës, nën hetim drejtuesi politik në Pukë/Reagon LSI