Mbyllet përgjithmonë platforma Yahoo Answers

KALIFORNI, 10 prill /ATSH/ – Ka qenë një mjet i domosdoshëm për 16 vjet (lindi në 2005) platforma ”Yahoo Answer” duke iu përgjigjur miliona pyetjeve për çdo temë, por tani do të duhet t’i themi lamtumirë pasi nga 4 maji ”Yahoo Aswers”, një nga platformat më të mira, do të mbyllet përgjithmonë.

Kjo u njoftua nga ”Yahoo” me një e-mail për përdoruesit e saj dhe më pas në një postim, në të cilin publikoi përgjigjet në pyetjet e bëra më shpesh, duke shpjeguar se shërbimi mund të përdoret deri më 4 maj, kur faqja nuk do të jetë më e arritshme.

Si gjithmonë, mundësia për të bërë kërkime me ”Yahoo Search” dhe në faqen Yahoo COVID për të gjitha pyetjet në lidhje me Covid-19 mbetet e hapur.

Kërkimet e bëra gjatë viteve, dhe ato në të cilat ai ka marrë pjesë, nuk do të humbasin, pasi do të jetë e mundur t’i shkarkoni ato.

Vendimi, siç shpjegoi ”Yahoo” në e-mail, ishte i domosdoshëm sepse shërbimi është bërë më pak popullor me kalimin e viteve, por edhe sepse ”Yahoo” tani synon të përqendrohet në përmbajtje cilësore.

“Ne kemi vendosur të zhvendosim burimet tona për t’u përqendruar në produkte që janë vërtet të dobishme për anëtarët tanë. Në fakt, në vitet e fundit, ‘Yahoo Answers’ ka humbur frymën pjesëmarrëse që e karakterizoi atë në fillim”, theksoi kompania ”Yahoo”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.