Ballina Bota

PRAGË – Babis: Marrja e migrantëve nxitje për trafikantët

PRAGË, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – Zbarkimi i migrantëve në Itali dhe shpërndarja e tyre në vendet europiane nuk është një sukses, por një nxitje për trafikantët, deklaroi kryeministri çek, Andrej Babis në televizionin publik duke komentuar mbi pozicionin italian.

“Nuk është një sukses, por një nxitje e re për biznesin e trafikantëve. Ne duhet t’u themi stop trafikantëve. Biznesi përfundoi dhe Europa është e mbyllur”, tha Babis.

“Zgjidhja italiane është rruga për në ferr, kryeministri Italiani nuk e kupton substancën e problemit, që migrantët që vijnë në Europë ilegalisht nuk arrijnë të punojnë, por përfitojnë nga ndihma sociale, pas pagesës së shumave të mëdha te trafikantët’’, theksoi kryeministri çek.

”Trafikantët fitojnë miliarda euro. E vetmja zgjidhje që po promovojmë është ndalimi në vendet e origjinës së migrantëve’’, theksoi Babis i cili njoftoi se do të takohej me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, më 27 gusht./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Sipërmarrësit japonezë, interes për të investuar në Shqipëri
Artikulli tjetërSezoni turistik/ Tri kulla të reja vrojtimi në Gjirin e Lalzit