Ballina Ekonomi

Ahmetaj: Transparencë prokurimeve publike

TIRANË, 31 Korrik /ATSH/ – Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i pyetur në një konferencë për shtyp sesi mund të shmanget korrupsioni gjatë prokurimeve publike, u shpreh se kjo mund të arrihet në disa mënyra, me anë të transparencës

“Me bërjen transparencë të prokurimeve. Kufizim të prokurimeve me negociatë të drejtpërdrejtë. Reforma në drejtësi. Transparenca me të gjitha ministritë. Të gjitha këto patjetër që e përmirësojnë procesin e prokurimeve”, u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj theksoi se për prokurimet, “duhet të fokusohemi tek bërja transparente e procedurave dhe procedurat të jenë të hapura për operatorët vendas dhe të huaj, duke bërë që të ketë pjesëmarrje sa më të madhe dhe sa më konkurruese të operatorëve vendas dhe të huaj dhe që shërbimet të jenë sa më të mira për qytetarët”. /gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAhmetaj: Raporti i DASH, thirrje për të mos penguar reformën në Drejtësi
Artikulli tjetërFOTO/ Turistja angleze frymëzohet nga afresku “Sjellësi i pranverës” në Vlorë dhe e bën tatuazh