Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 370 m3/s, prodhimi ditor mbi 17 mijë MWh

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 370 m3/s, ndërsa prodhimi është 17100 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 370 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 292.43 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.06 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.39 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7100 MWh, në Koman 7200 MWh dhe në Vaun e Dejës 2800 MWh. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPODGORICË – Di Maio: Ballkani Perëndimor në BE një përparësi e Italisë
Artikulli tjetërShqipëria dhe Bullgaria angazhohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik