Ballina Bota

BJELLORUSI – Gati 250 të arrestuar në protestat kundër Lukashenkos

MINSK, 28 mars /ATSH-DPA/ – Të paktën 245 persona u arrestuan në protestat në Bjellorusi kundër presidentit Alexander Lukashenko, sipas grupit për të drejtave të njeriut Viasna.

Grupet e opozitës bënë thirrje dje për tubime të mëdha kundër udhëheqësit autoritar, por kjo përpjekje me sa duket nuk pati sukses.

Aktivistët ishin mbledhur kryesisht në grupe më të vogla në rrugë.

Imazhet dhe pamjet video të postuara në internet treguan policinë duke përdorur taktika të dhunshme për të shtypur demonstratat që u zhvilluan.

Në Bjellorusi nuk janë zhvilluar më protesta të madhe antiqeveritare që kur forcat e sigurisë shtypën brutalisht protestat masive vitin e kaluar pas zgjedhjeve më 9 gusht, ku Lukashenko pretendoi fitore pavarësisht pretendimeve se vota ishte e manipuluar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS kundër taksës së sheshtë, është krijuar për të mbështetur të pasurit në dëm të më të varfërve
Artikulli tjetërSpiropali: Rehabilitimi i infrastrukturës përreth Liqenit dhe dhjetëra projekte të tjera në mandatin e 3-të në Paskuqan