Ballina Flash

NASA: Toka e sigurt nga asteroidët edhe për 100 vjet

LONDËR, 28 mars /ATSH/ – Tokësorët mund të marrin tashmë frymë lirisht, pasi agjencia hapësinore amerikane NASA konfirmoi se planeti ishte “i sigurt” nga asteroidët, më saktë nga i ashtuquajturi asteroid i frikshëm Apophis, për të paktën 100 vitet e ardhshme, sipas BBC.

NASA e kishte konsideruar Apophis si një nga asteroidët më të rrezikshëm për Tokën, pas zbulimit të tij në 2004.

Gati përplasjet e afërta të parashikuara për në 2029 dhe 2036 u përjashtuan.

Një kërcënim i lehtë kishte mbetur për 2068, por tani Nasa e ka hedhur poshtë edhe këtë kërcënim, duke u bazuar në analizën e re në lidhje me asteroidin.

“Një ndikim i vitit 2068 nuk është më në fushën e mundësive dhe llogaritjet tona nuk tregojnë ndonjë rrezik ndikimi për të paktën 100 vitet e ardhshme”, tha Davide Farnocchia, një shkencëtar i NASA-s, i cili studion objektet afër Tokës.

I emëruar sipas perëndisë së lashtë egjiptiane të kaosit dhe errësirës, Apophis vlerësohet të ketë një matje prej 340 metrash, sa rreth gjatësia e tri fushave të futbollit në Britaninë e Madhe./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Elbasan: 25 prilli është ndryshimi i madh për çdo të ri
Artikulli tjetërBiznesi në krizë edhe në Fier, Alibeaj: Ndryshimin ta bëjmë me votë në 25 Prill