Ballina Bota

COVID-19 – Italia e mbyllur deri në maj

ROMË, 28 mars /ATSH-ANSA/ – Italia mbetet e mbyllur deri në maj dhe nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë nën kufizimet e zonës së kuqe, me zonën e verdhë të anuluar deri në fund të muajit.

Kalabria, Toskana dhe Valle d’Aosta janë rajonet e reja që do t’u shtohen shtatë të tjerave dhe provincës autonome të Trentos tashmë nën kufizimet më të rrepta antiCOVID-19 të zonës së kuqe.

“Deri më 30 prill, asnjë lëvizje midis rajoneve, grila ende të ulura për baret dhe restorantet, kurse rihapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove në një datë të mëvonshme”, konfirmoi sot qeveria italiane, ndërsa paraqiti masa kufizuese të ashpërsisë maksimale edhe pas Pashkëve.

Megjithatë, e garantuar nga shenjat e para të një ndryshimi në kurbën e infeksioneve, ajo vendosi se do të ketë një kthim të frekuentimit fizik nëpër shkollave deri në klasën e gjashtë në zonat e kuqe, ndërsa në ato portokalli do të jenë të pranishëm nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën, si edhe 50% e nxënësve të shkollës së mesme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/3/2021
Artikulli tjetër“Ne s’jemi si ata që vjedhin”/ Braçe: Pas investimeve nga shkolla te qendra shëndetësore, nis dhe ndërtimi i gjimnazit në Grabian