Ballina Flash

Princi Albert i Monakos: Intervista e Meghan dhe Harry, e papërshtatshme

ROMË, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Princi Albert i Monakos ka kritikuar intervistën shpërthyese që Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, dhanë për Oprah Winfrey, duke e quajtur atë të papërshtatshme.

“Në vend që të ndanin publikisht pakënaqësinë e tyre, Sussex-ët duhet të kishin folur për këtë në intimitetin e familjes”, u shpreh princi.

Duke folur me BBC, Princi Albert theksoi se e kuptonte presionin të cilit iu nënshtrua çifti, por “nuk kishte nevojë të shpërthenin në atë mënyrë”.

“Më shqetësoi pak. Mendoj se nuk ishte vendi i duhur për të zhvilluar këtë lloj diskutimi”, vazhdon më tej ai.

Përsa i përket jetës së re të Harry-t, ai pritet të fillojë punë në Silicon Valley për një kompani start-up “BetterUp, me vlerë mbi 1 miliard dollarë, aktive në trajnime dhe këshillime profesionale për mirëqenien psikologjike në vendin e punës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak400 pallate të rikonstruktuara në Durrës
Artikulli tjetërMandati i tretë për një tjetër Shqipëri të vitit 2030/ Të mos mbyllim përsëri derën e investimeve që mezi kemi hapur