Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 25 mars 2021

TIRANE, 25 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare deri mesatare në orët e mesditës. Mjegull, mjegullinë do të ketë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Ngrica të forta dhe akullzime prej temperaturave negative. Dëborë e ngrirë në zonat malore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet.  Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:        

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/13 re diell
Kukës -2/6 re diell
Lezhë 3/13 re diell
Dibër -4/5 re diell
Durrës 4/14 re diell
Tiranë 1/14 re diell
Elbasan 0/12 re diell
Berat -3/14 re diell
Vlorë 4/14 re diell
Korçë -4/4 re diell
Gjirokastër -1/12 re diell
Sarandë 1/14 re diell

                                                               

/e.m/

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Pritet të nisë vaksinimi masiv i popullatës”/ Brataj apel politikanëve: Zbatoni masat antikovid
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/3/2021