TIRANË, 24 mars /ATSH/ Qeveria ka thelluar politikat mbështetëse ndaj biznesit me impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e të ardhurave për sipërmarrjet, përmes lehtësimit të barrës fiskale.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehet se “91 % e bizneseve paguajnë zero tatimfitim” .
Mbi 91 % e biznesit në të gjithë vendin, nga janari i këtij viti, nuk paguajnë më tatimin mbi fitimin, çka i jep mundësi atyre të riinvestojë këto të ardhura shtesë në zhvillimin e sipërmarrjes së atyre apo të shtojnë krahun e punës. /j.p/r.e/






















