Ballina Flash

Asteroidi më i madh i vitit shumë pranë Tokës

UASHINGTON, 20 mars /ATSH-DPA/ – Asteroidi më i madh pranë Tokës këtë vit, do ta bëjë afrimin më të afërt me planetin tonë të dielën, por shkencëtarët thanë që nuk ka vend për panik pasi nuk paraqet asnjë kërcënim.

”Shkëmbi gjigant hapësinor i quajtur 2001 FO32 është me diametër disa qindra metra dhe do t’i afrohet Tokës në një distancë prej rreth dy milionë kilometra”, theksoi agjencia hapësinore amerikane, NASA.

Kjo distancë është më shumë se pesë herë sa distanca midis Tokës dhe Hënës.

“Është i qëndrueshëm, nuk është në një rrugë të rrezikshme”, tha Detlef Koschny, një ekspert asteroidësh në Agjencinë Europiane të Hapësirës./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten me 13% eksportet nga Porti i Durrësit
Artikulli tjetërQyteza e fëmijëve/ Peleshi: Modeli më i ngjashëm me ëndrrën dhe vizionin tonë për Korçën