Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 380 m3/s, prodhimi ditor mbi 19 mijë MWh

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) infomoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 380 m3/s, ndërsa prodhimi është 19550 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 380 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-t të Fierzës është 292.81 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-t të Komanit është 173.01 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-n e Vaut të Dejës është 74.01 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-n e Fierzës është 7500 MWh, në Koman 7800 MWh dhe në Vaun e Dejës 4250 MWh.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSalianji me të rinjtë: Ju jap garanci që do të jeni ju fytyra e parë e pushtetit të PD-së
Artikulli tjetërNis restaurimi i Xhamisë historike të Plumbit/ Rama: Hapësira rreth saj të bëhet kopsht me pemët që përmenden në Kuran